Ky sajt përdor cookies për të të ofruar përvojën më të mirë. Duke vazhduar, pranon përdorimin e tyre. Mëso më shumë
🚚 Transport FALAS mbi 2,600 L · 💵 Pagesa në dorëzim · 🛡️ Garanci 60 ditë
Nëse po kërkon një dhuratë të veçantë për mamin ose babin…
Një faqe. Një pyetje. Një kujtim.
Jo çorape.Jo parfum.Jo diçka që harrohet pas disa ditësh.Por një dhuratë që i fton prindërit të ulen, të kujtojnë, të shkruajnë dhe të hedhin në letër historinë e tyre.
✓ Pa pagesë paraprake✓ Transport FALAS mbi 2,600 L✓ Garanci 60 ditë
Komplekti Mama + Baba
"Mama, më trego historinë tënde" dhe "Baba, më trego historinë tënde" janë libra-ditarë me pyetje të zgjedhura me kujdes, që i ndihmojnë prindërit të tregojnë jetën e tyre me fjalët e tyre.
Një libër që sot është dhuratë.
Nesër bëhet kujtim.
Dhe një ditë mund të jetë një nga gjërat më të çmuara në familjen tënde.
Një faqe në ditë.
Një kujtim në javë.
Sa herë që ndihen gati.
Nuk ka afat. Nuk ka presion.
3
Të mbetet një kujtim familjar
Kur libri plotësohet, ai nuk është më thjesht një libër.
Është zëri i tyre. Shkrimi i dorës së tyre. Historia e familjes tënde.
Si reaguan prindërit kur e hapën
E mora për mamin dhe sinqerisht nuk e prisja që do të emocionohej kaq shumë.14:22
Filloi ta shfletonte dhe u ndal te pyetja për fëmijërinë.14:23
Pastaj më tha: “Këtë nuk ta kam treguar kurrë…”14:25❤️
U emocionuam të dyja. Ishte shumë e bukur. 🤍14:26
ErjonaKomplekti Mama + Baba ishte dhurata më e bukur që u kam bërë prindërve. ✨ Në fillim qeshën pak 😄 Pastaj filluan t’i lexonin pyetjet me zë. Babi tha: “Këto qenkan pyetje të vërteta.” Mami e mbajti librin pranë vetes gjithë mbrëmjen.
Pëlqe · Përgjigju · 2 ditë
Babai im nuk është tip që flet shumë për veten.17:38
Por libri e bëri më të lehtë. Nuk dukej si intervistë — dukej si bisedë.17:39❤️
Mësova gjëra për rininë e tij që nuk i kisha dëgjuar kurrë.17:40
Për mua ia vlejti vetëm për atë bisedë. 🙏17:42
EliraMamaja ime e mbajti librin në tavolinë disa ditë. Pastaj filloi të shkruante nga pak, çdo mbrëmje. Më tha: “Sa mirë që ma dhe këtë. Nuk e dija që do më pëlqente kaq shumë.” Më preku shumë, seriozisht.
Pëlqe · Përgjigju · 5 ditë
ArditUnë e mora më shumë si dhuratë simbolike. Por kur pashë babin duke shkruar për gjyshin tim, e kuptova që nuk ishte thjesht libër. Ishte diçka që do të na mbetet. ✨ Shumë ide e bukur. Bravo 👏
Pëlqe · Përgjigju · 1 javë
E porosita komplektin për Vitin e Ri.21:04
Mami shkroi për ditën kur më solli në jetë. Babi shkroi për punën e tij të parë.21:05
Nuk di si ta shpjegoj… janë kujtime që nuk dua t’i humbasim.21:07❤️
Faleminderit për këtë ide. 🤍21:08
‹›
Letër personale nga autori
Pse e krijova këtë libër
Leart Dokle
Aktor · Autor
Faleminderit që ke ardhur deri këtu. 🙏
Nuk jam shkrimtar. Nuk kam pretendime të tilla.
Jam aktor — dhe për shumë vite kam jetuar me histori.
Kam lexuar skenarë, kam interpretuar jetët e njerëzve të tjerë dhe kam kërkuar të kuptoj ndjenjat e personazheve.
Por për një kohë të gjatë nuk kisha pyetur mjaftueshëm për historinë më të rëndësishme:
historinë e prindërve të mi.
Kur isha rreth 10 vjeç, familja ime u zhvendos nga Shqipëria në Bullgari.
Për shumë vite mendoja se kjo zhvendosje kishte qenë thjesht pjesë e planit tonë familjar. Vetëm shumë më vonë, në një bisedë të qetë me babanë tim, mësova të vërtetën:
ata kishin qëndruar në Bullgari për mua.
Prindërit e mi kishin ndryshuar jetën e tyre pa bërë zhurmë, pa kërkuar falënderime, pa ma përmendur.
Atë ditë kuptova diçka që më preku thellë:
ka sakrifica që prindërit tanë nuk i tregojnë kurrë, nëse ne nuk i pyesim.
Ky libër është mënyra ime për t'u dhënë familjeve shqiptare një arsye të thjeshtë për të pyetur, për të dëgjuar dhe për të ruajtur.
Zërin e mamës.
Kujtimet e babait.
Historinë e shtëpisë.
Me zemër, Leart Dokle
Nëse edhe ti ke pyetje që do të doje t'ua bëje prindërve të tu, ky libër është një mënyrë e bukur për ta nisur.
Porosia jote u pranua. Kurieri do të të kontaktojë së shpejti për dorëzimin. Paguan vetëm kur e merr librin.
MB-XXXXX
Pyetje ose ndryshime? Përgjigju email-it të konfirmimit ose na shkruaj: [email protected]
—
Përditësuar: 24 tetor 2026
1. Kush e përpunon të dhënat
Kontrollues i të dhënave është dhurataqeruhet.com. Kontakt: [email protected] · +355 69 296 6678 (10:00 — 18:00). Përpunojmë të dhënat në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale në Shqipëri (Ligji Nr. 124/2024) dhe, për klientët në Kosovë, me ligjin përkatës të Kosovës.
2. Çfarë të dhënash mbledhim
• Për porosinë: emri dhe mbiemri, numri i telefonit, qyteti dhe adresa e dorëzimit, email-i, si dhe çfarë ke porositur. • Porosi e pambaruar: nëse shkruan telefonin tënd në formë dhe e mbyll faqen pa e konfirmuar porosinë, ruajmë atë që ke shkruar (emër, telefon, qytet, email) dhe produktin e zgjedhur, që të mund të të telefonojmë për të të ndihmuar. • Të dhëna teknike: lloji i pajisjes dhe shfletuesit, faqja nga ke ardhur dhe reklama që të solli, cookies.
3. Pse i përdorim dhe mbi çfarë baze
• Për të pranuar, konfirmuar dhe dorëzuar porosinë, dhe për të të dërguar konfirmimin me email — për përmbushjen e kontratës. • Për të të kontaktuar për një porosi të pambaruar dhe për të parandaluar abuzimet — interes legjitim. Mund të kundërshtosh në çdo kohë. • Për garancinë 60 ditë, kontabilitetin dhe detyrimet ligjore — detyrim ligjor. • Për matjen e reklamave dhe audiencat reklamuese (shih më poshtë) — pëlqimi yt përmes cookies. Nuk shesim të dhënat e tua askujt.
4. Me kë i ndajmë
Vetëm me ata që na duhen për shërbimin: Elite Post (kurieri që e dorëzon porosinë), Cloudflare (hostimi i faqes dhe ruajtja e porosive), Resend (dërgimi i email-eve) dhe Meta (Facebook/Instagram, për matjen e reklamave). Disa nga këta ofrues ndodhen jashtë Shqipërisë; në këtë rast kërkojmë garanci të përshtatshme për mbrojtjen e të dhënave.
5. Reklamat dhe cookies
Faqja përdor cookies të nevojshme teknike dhe Meta Pixel për të matur reklamat dhe për të shfaqur reklama relevante. Pas një porosie, mund t’i dërgojmë Meta-s email-in dhe telefonin tënd të koduar (hashuar, të palexueshëm për të tjerët) për të matur rezultatin e reklamave dhe për të mos të shfaqur reklama për një libër që e ke blerë tashmë. Mund ta ndalosh matjen në çdo kohë duke shtypur “Refuzoj” te njoftimi i cookies ose duke pastruar cookies në shfletues.
6. Sa kohë i ruajmë
Për aq kohë sa është e nevojshme për porosinë, garancinë 60 ditë dhe detyrimet tona ligjore (tatimore dhe kontabël). Pas kësaj fshihen ose anonimizohen. Të dhënat e porosive të pambaruara nuk i mbajmë më gjatë se nevojitet për t’i kontaktuar.
7. Të drejtat e tua
Ke të drejtë të shohësh, korrigjosh ose fshish të dhënat e tua, të kufizosh ose kundërshtosh përpunimin, të kërkosh kopje të tyre dhe të tërheqësh pëlqimin në çdo kohë. Na shkruaj në [email protected] dhe do të reagojmë sa më shpejt (brenda afatit të ligjit). Mund të paraqesësh ankesë edhe te autoriteti mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave personale në vendin tënd: në Shqipëri, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale; në Kosovë, Agjencia për Informim dhe Privatësi.
8. Siguria
Faqja përdor lidhje të sigurt (HTTPS), qasja në porosi mbrohet me fjalëkalim dhe nuk mbledhim të dhëna kartash — pagesa bëhet vetëm në dorëzim.
9. Ndryshimet
Kjo politikë mund të përditësohet; data e fundit është shënuar në krye.
Përditësuar: 24 tetor 2026
1. Shitësi
Ky dyqan online, dhurataqeruhet.com, shet librat-ditarë “Mama, më trego historinë tënde” dhe “Baba, më trego historinë tënde”. Kontakt: [email protected] · +355 69 296 6678 (10:00 — 18:00).
2. Pranimi i kushteve
Duke bërë një porosi në këtë faqe, konfirmon që i ke lexuar dhe i pranon këto Kushte të përgjithshme, Kushtet e dërgesës, pagesës dhe ankesave, si dhe Politikën e privatësisë. Porosia mund të bëhet vetëm nga persona mbi 18 vjeç.
3. Produktet dhe çmimet
Libri për Mamin: 1,400 L · Libri për Babin: 1,400 L · Komplekti Mama + Baba: 2,600 L. Për porositë në Kosovë çmimet janë në euro: libri 15 €, komplekti 28 €. Çmimi që sheh te përmbledhja e porosisë, para se ta konfirmosh, është çmimi që paguan. Transporti shfaqet veçmas.
4. Ofertat dhe zbritjet
Libri shtesë me −40% vlen vetëm për porositë e bëra në këtë faqe, për librat e shfaqur në formën e porosisë (deri në 4 kopje shtesë për secilin libër). Transporti është falas për porosi mbi 2,600 L (Shqipëri) ose mbi 28 € (Kosovë). Ofertat mund të ndryshojnë ose të përfundojnë, por një porosi e konfirmuar mbetet me çmimin e saj.
5. Si lidhet porosia
Porosia konsiderohet e pranuar kur shfaqet ekrani “Faleminderit” me numrin e porosisë dhe, nëse ke dhënë email, merr konfirmimin me email. Kurieri (Elite Post) ose ne mund të të kontaktojmë për të konfirmuar adresën dhe dorëzimin. Rezervojmë të drejtën të anulojmë një porosi nëse të dhënat janë të pasakta ose të paplota, nëse dërgesa nuk mund të kryhet ose nëse produkti nuk disponohet — në atë rast të njoftojmë menjëherë dhe nuk paguan asgjë.
6. Pagesa, dërgesa dhe kthimet
Pagesa bëhet në dorëzim, kur e merr porosinë. Detajet për transportin, pagesën, garancinë 60 ditë dhe ankesat i gjen te “Kushtet e dërgesës, pagesës dhe ankesave”.
7. E drejta e autorit
Përmbajtja e librave dhe e kësaj faqe (tekste, pyetje, ilustrime, foto dhe dizajn) është e mbrojtur nga e drejta e autorit. Autor i librave: Leart Dokle. Nuk lejohet kopjimi, shumëfishimi ose rishitja pa miratimin tonë me shkrim.
8. Përgjegjësia
Libri është ditar personal me pyetje për të ruajtur kujtime familjare. Bëjmë çmos që informacioni në faqe të jetë i saktë; fotot e produkteve janë ilustruese. Nuk mbajmë përgjegjësi për dëmet që vijnë nga përdorimi i gabuar i librit ose nga arsye jashtë kontrollit tonë (p.sh. vonesa të shkaktuara nga kurieri për shkaqe madhore).
9. Ndryshimet në kushte
Mund t’i përditësojmë këto kushte. Versioni që vlen është ai i shfaqur në faqe në momentin e porosisë.
10. Ligji i zbatueshëm dhe mosmarrëveshjet
Këto kushte rregullohen nga ligjet e Republikës së Shqipërisë; për klientët në Kosovë nuk preken të drejtat e detyrueshme të konsumatorit sipas ligjeve të Kosovës. Çdo mosmarrëveshje do të përpiqemi ta zgjidhim fillimisht me marrëveshje. Si konsumator mund t’i drejtohesh edhe autoritetit përkatës për mbrojtjen e konsumatorit (në Shqipëri: Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit).
Përditësuar: 24 tetor 2026
1. Dërgesa
Dërgojmë në të gjithë Shqipërinë dhe në Kosovë me kurierin Elite Post. Koha e zakonshme e dorëzimit është 1–3 ditë pune nga konfirmimi i porosisë, në varësi të qytetit; dorëzimet bëhen vetëm në ditë pune.
Kostoja e transportit: • Tiranë: 200 L • Qytete të tjera në Shqipëri: 300 L • Kosovë: 5 € Transporti është FALAS për porosi mbi 2,600 L (Shqipëri) ose mbi 28 € (Kosovë).
Pas porosisë, kurieri të kontakton në telefon për të konfirmuar adresën dhe kohën e dorëzimit. Nëse nuk je i arritshëm, kurieri do të provojë përsëri; porositë që nuk merren mund të anulohen.
2. Pagesa
Pagesa bëhet në dorëzim (para kurierit), me para në dorë: në lekë për Shqipërinë dhe në euro për Kosovën. Nuk paguan asgjë paraprakisht dhe nuk të kërkojmë të dhëna kartash. Shuma për pagesë është totali që sheh te porosia (libri/librat + transporti).
3. Pranimi i dërgesës
Kur merr paketën, kontrollo që paketimi të jetë i paprekur. Nëse e sheh të dëmtuar, na njofto sa më shpejt të jetë e mundur në [email protected], me numrin e porosisë dhe një foto.
4. Garanci kthimi 60 ditë
Nëse libri nuk është ashtu siç e prisje, mund ta kthesh brenda 60 ditëve nga marrja dhe të kthejmë paratë. Kjo përfshin të drejtën ligjore të tërheqjes nga blerja në distancë (14 ditë) dhe e zgjat atë. Libri duhet të kthehet në gjendje të mirë dhe në paketimin e tij.
Si ta bësh: 1. Na shkruaj në [email protected] me numrin e porosisë. 2. Do të të tregojmë si ta kthesh librin. 3. Pasi ta marrim, të kthejmë paratë brenda 14 ditëve, me mënyrën që biem dakord (transfertë bankare ose në dorë).
Kostoja e dërgesës së kthimit është e blerësit; nëse libri është i dëmtuar ose i gabuar, e mbulojmë ne.
5. Ankesat dhe reklamacionet
Nëse libri ka defekt, mungojnë faqe ose ke marrë produkt tjetër nga ai i porositur, na shkruaj në [email protected] ose na telefono në +355 69 296 6678 (10:00 — 18:00), me numrin e porosisë dhe, sa të jetë e mundur, një foto. Do të të përgjigjemi sa më shpejt, zakonisht brenda 1–2 ditëve të punës, dhe do ta zëvendësojmë librin ose do të të kthejmë paratë.
Nëse nuk arrijmë të bien dakord, ke të drejtë t’i drejtohesh autoritetit për mbrojtjen e konsumatorit në vendin tënd (në Shqipëri: Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit).
Na kontakto
✉️ [email protected] 📞 Porosi e shpejtë me telefon (vetëm për Tiranë): +355 69 296 6678 · 10:00 — 18:00 📦 Dërgesë në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën
Mund të porosisësh edhe direkt në këtë faqe — forma është pak më lart.